Shaqiri “ia hup topin” Smallingut (Video)

Prishtinë | 02 Tet 2016 | 15:05 | Nga

Xherdan Shaqiri është bërë futbollisti më i përfolur në këto momente nëpër rrjete e ndryshme sociale.

Ylli kosovar ka qenë titullar për skuadrën e tij Stoke City në barazimin e vlefshëm që e morën në ‘Old Traford’ 1-1 ndaj Manchester United.

Por, gjatë një momenti në ndeshje, Xherdani tregoi aftësitë e tij të jashtëzakonshme me topin.

Përballë tij ishte mbrojtësi anglez Chris Smalling, i cili u poshtërua nga veprimet e Xherdanit dhe u detyrua të shkaktoj ndërhyrje të palejueshme në gjilanasin.

Tifozë të shumtë nëpër rrjete sociale kanë komentuar se Xherdani ia bëri bajat futbollin mbrojtësit anglez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme