Shaqiri mohon zërat e largimit: Kam ardhur për të fituar trofe, vitin e ardhshëm duam Ligën Premier

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri ka kërkuar që mediat t’i japin fund thashethemeve për largimin e tij nga Liverpooli, pasi ylli shqiptar synon titullin e Ligës Premier me Reds.

27-vjeçari shqiptar u ble nga Reds në verën e vitin 2018, pasi një klauzolë prej 15 milionë eurosh u aktivizua pas rënies nga kategoria të klubit Stoke City.

Jurgen Klopp e mori Shaqirin në skuadër për të shtuar numrin në fazën sulmuese dhe ka përdorur talentin e tij si një opsion mbështetës i treshes Salah-Firmino-Mane.

Mungesa e lojës si titullar ka ndezur thashethemet për interesimin e West Hamit për Shaqirin, por ish- ylli i Bayernit dhe Interit ka hedhur poshtë atë spekulim duke u thënë gazetarëve se te Liverpooli është për të fituar trofe.

“Ky klub duhet të fitojë tituj, dhe fitimi i Ligës së Kampionëve është një fillim i mirë, apo jo?”, ka thënë fillimisht Shaqiri.

“Tani vitin e ardhshëm do të shkojmë përsëri dhe do të përpiqemi të fitojmë Ligën Premier”.

“Kjo është ëndrra ime e madhe, për të fituar Ligën Premier me këtë klub”.

“Luajtëm një sezon të mirë dhe meritonim të fitonim të paktën një trofe. Është e mahnitshme, kemi fituar titullin më të madh në Evropë. Kjo nuk ndodh çdo ditë”.

“Jemi një ekip shumë i mirë dhe punojmë shumë së bashku çdo ditë. Shpresoj se mund të vazhdojmë, ky është vetëm fillimi dhe ne mund të fitojmë shumë tituj”, përfundoi ylli shqiptar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme