Shaqiri mungoi sërish për Liverpoolin, tifozët e kritikojnë Kloppin

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e Liverpoolit i kanë shfrytëzuar llogaritë e tyre në rrjetet sociale për ta kritikuar trajnerin Jurgen Klopp që nuk e inkuadroi Xherdan Shaqirin në ndeshjen e mbrëmshme çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Portës.

Gjiganti i Premierligës, Liverpooli, e mposhti lehtësisht mbrëmë Porton, me rezultat 4:1, për ta siguruar një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6:1.

Roberto Firmino, Naby Keita dhe Jordan Hendersoni janë përballur me të qenit jashtë formacionit të parë së fundi, mirëpo është mungesa e Xherdan Shaqirit ajo që po i zemëron më shumë tifozët e Liverpoolit.

E përditshmja angleze, Dailystar, i ka grumbulluar disa nga kritikat e tifozëve për Kloppin, që u publikuan në rrjetet sociale mbrëmë.

“Kloppi duhej ta kishte filluar ndeshjen me Shaqirin”, tha njëri në Twitter.

“Çfarë duhet të bëjë Shaqiri për të luajtur?”, shkroi një tjetër.

“Ai startoi me Milnerin e Origin, por jo me Shaqirin?????”, shkroi një i tretë.

“Formacion i mirë, por do të preferoja ta shihja Shaqirin”, tha një tjetër.

“Ai mund ta kishte filluar ndeshjen me Shaqirin”, shtoi një tifoz.

“Çfarë ka bërë Shaqiri?”, shtoi një tifoz tjetër.

Shaqiri ishte lënduar më herët gjatë këtij viti, mirëpo tani është rikuperuar plotësisht. Megjithatë, ai nuk po arrin ta gjejë një vend në formacion të Liverpoolit. Këtë mungesë, Kloppi tentoi ta qartësojë muajin e kaluar.

“Ai e pati një lëndim të vogël dhe nuk kishte mundësi të luante [kundër Bournemouthit në Anfield”, ishte shprehur Kloppi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme