Shaqiri: Penalltia ishte qesharake, merituam barazimin

Prishtinë | 13 Nën 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Zvicrës ka barazuar me Italinë 1-1, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Teksa kualifikimi për në Botëror do të përcaktohet në ndeshjet e fundit të grupit C.

Xherdan Shaqiri u deklarua pas ndeshjes ku tha se penalltia që iu dha kundër tyre, ishte qesharake.

“E pamë që kemi dalë në shesh me plan. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë, i kemi shkaktuar shumë probleme Italisë. E merituam këtë barazim”.

“Penalltia ishte pak qesharake për mua, por kjo është pjesë e futbollit. Gjithçka është ende në duart tona. Nga ky këndvështrim, ne mund të jemi të kënaqur. Së pari duhet të mundet edhe Bullgaria. Kam besim se shumë tifozë do të vijnë në stadium, se do të jetë një kazan”, ka thënë Shaqiri.

Nëse Italia dhe Zvicra shënojnë fitore në ndeshjen e fundit, goldallimi do të vendoste se cili do të jetë në vend të parë në grup.

Italia aktualisht ka dy goldallim të mirë.

Të ngjashme