Shaqiri prezanton fanellat retro të Liverpoolit

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Ylli shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka prezantuar fanella retro të skuadrës së tij, të cilat ishin bartur gjatë sezoneve 95/96 dhe 88/89.

Në disa fotografi të klubit Shaqiri bashkë me disa yje tjera të klubit shihet me fanellën e bardhë e me sponsorin “Candy”, por edhe me fanellën me sponsorin “Carlsberg”.

Shaqiri është paraqitur 12 herë deri tash në Premier Ligë me Liverpoolin. Ka shënuar tre gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme