Shearer e do Mbappen në Premierligë

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Shearer do të dëshironte që Mbappe të shkojë në Premierligë.

Alan Shearer dëshiron që Kylian Mbappe të transferohet në Premierligë, teksa bëri shaka se e shikon të nënshkruajë vetëm për Neëcastlen.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain vazhdimisht lidhet me një kalim te Liverpooli, përvec Real Madridit që interesohet që nga viti 2017.

“Do të doja shumë që Kylian Mbappe të vijë në Angli. Me cilësitë e tij, besimin që ka kaq i ri, dhe me gjithë golat që shënon, do të ishte një plus i madh për Premierligën”, tha ai për Canal+.

Kur u pyet se për kë do të dëshironte që Mbappe të nënshkruajë, Shearer u përgjigj me shaka: “E shoh vetëm një klub për të, është Newcastle natyrisht”. 

Të ngjashme