Shevchenko i lumtur me performancën e skuadrës së tij

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Seleksionuesi i Ukrainës, Andriy Shevchenko është ndarë i kënaqur me performancën e skuadrës së tij në ndeshjen e 1/8 së finales të Euro 2020 kundër Suedisë.

Ukraina triumfoi ndaj Suedisë me 2:1 pas shtesave.

“Dy skuadrat kanë luajtur shumë mirë. Ishte një ndeshje interesante. Asnjëra skuadër nuk ka merituar të humbasë, ne fituam në fund dramën. Me këtë performancë dhe angazhim, skuadra jonë ka merituar dashurinë e gjithë shtetit”, ka thënë Shevchenko.

Të ngjashme