Shiten në ankand për 38 000 euro këpucët dhe fanella e Pogba

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Paris, 30 prill – Këpucët e futbollit dhe fanella e kampionit botëror të futbollit Paul Pogba u shitën për 37 700 euro dje në një ankand të organizuar shtëpia e ankandeve Christie’s.

Këpucët që kampioni mbajti veshur më 15 korrik 2018 në finalen e Botërorit u shitën për 30 000 euro.

Fanella e Pogbas që mbante të veshur për ndeshjen Francë-Holandë në 2017 e rëndësishme për kuafikimin në Kupën e Botës u shit për 3 000 euro.

Një tjetër fanellë që kampioni veshi në çerek finalen e Euro-2016 mes Francës dhe Islandës mundi të mbledhë 4 000 euro.

Në fund, një top i Ligës së Kampioneve me autografin e Paul Pogba u shit për 300 euro.

Të gjitha fondet e mbledhura do t’i dhurohen shoqatës ”Les Etoiles de la source” e cila punon për integrimin dhe riintegrimin nëpërmjet sportit të të rinjve nga mosha 12 deri në 25 vjeç të cilët kanë probleme sociale ose vështirësi në mësime/AFP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme