Shoqata e Gazetarëve Sportivë reagon ndaj gjuhës ofenduese nga Tahir Batatina ndaj gazetares Qëndresa Krelani

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, kundërshton gjuhën ofenduese dhe fyese të kryetrajnerit të Llapit Tahir Batatina, ndaj gazetares së sportit Qëndresa Krelani, në emisionin sportiv të së dielës në Koha Vizion.

“Si komunitet i gazetarëve sportivë në Kosovë, vlerësojmë se reagime dhe ofendime të tilla nuk i shërbejnë kodik etik të gazetarisë.

Ne si komunitet i gazetarëve sportivë në Kosovë, kërkojmë nga akterët që të përmbahen nga gjuha ofenduese dhe denigruese, sikur në këtë rast ndaj koleges sonë, Krelani.

Kundërshtimet dhe reagimet me bazë janë të mirësardhura për një debat të mirëfilltë dhe konstruktiv, por ofendimet të tilla i gjykojmë dhe për ne janë të papranueshme”, thuhet në reagim.

Të ngjashme