Shqipëria ia zgjat dorën Francës, të tjerave u shpall “luftë”

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja shqiptare shpreson të përsërisë suksesin e vitit 2016 – të kualifikohet në “Euro 2020”. Por do të ketë rrugë të vështirë. Pengesa më e madhe e saj do të jetë kampionia aktuale e botës, Franca.

Shqipëria, me shortin e hedhur të dielën në Dublin të Irlandës, ka rënë në Grupin H ku pos saj e Francës janë edhe Islanda, Turqia, Moldavia dhe Andorra, shkruan sot “Koha Ditore”.

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, thotë se garën për vendin e dytë në grup do ta zhvillojnë mes Turqisë dhe Islandës.

“Franca është favoritja e madhe, por edhe Turqia e Islanda janë ekipe mjaft të mira dhe do të garojnë për vendin e dytë. Duhet ta shkruajmë ne historinë. Duhet të bëjmë çdo gjë për të fituar, duhet të bëjmë një luftë”, ka thënë Panucci.

Shqipëria mori pjesë në “Euro 2016” që u mbajt në Francë. Të njëjtin synim e ka edhe për “Euro 2020”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme