Shtyhet ndeshja Drita-Llapi

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Dritës dhe Llapit, që ishte paraparë të zhvillohej këtë të shtunë, është shtyrë për më vonë, me kërkesë të Llapit. Llapi ka kërkuar shtyrjen pasi dy lojtarë të vet janë ftuar në U-21 e Kosovës.

“Ndeshja e mbetur e javës së parë, Drita – Llapi, e paraparë të zhvillohej të shtunën, është shtyrë për më vonë. Arsyeja e shtyrjes së kësaj ndeshjeje është bërë me kërkesë të Llapit, skuadër e cila i ka dy lojtarë të angazhuar me Kombëtaren U21 për ndeshjet kundër Austrisë dhe Andorrës dhe në bazë të Rregullores së Garave klubi që jep dy apo më shumë lojtarë në ekipet kombëtare atëherë kërkesa për shtyrje të ndeshjes i aprovohet. Komisioni i Garave së shpejti do të caktojë një termin të ri për këtë ndeshje. Ndërkohë, ndeshja tjetër e mbetur Drita-Trepça’89 do të zhvillohet në terminin e paraparë, më 14 tetor, në orën 14:00”, thuhet nga FFK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme