Shtyhet ndeshja e FA Cup, shkak rastet e shumta të COVID-19

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e FA Cup mes Southampton dhe Shrewsbury nuk do të zhvillohet siç ishte planifikuar fillimisht, raporton Dan Sheldon.

Ndeshja ishte në rrezik pas disa rasteve pozitive tek skuadra e Shrewsbury.

Tani është konfirmuar se nuk do të zhvillohet siç ishte planifikuar të shtunën. Është e kuptueshme që Southampton pritet të zbulojë në ditët në vijim se kur do të luhet takimi.


Të ngjashme