“Sigal Prishtina” e gatshme për sfidën ndaj Medi Bayreuth

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klubi Basketbollit “Sigal Prishtina” ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes kundër klubit gjerman Medi Bayreuth, raporton EkonomiaOnline.

Para gazetarëve, trajneri Bujar Loci tha se kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja ekipet, por u shpreh optimist për një rezultat pozitiv.

“Dihet që kjo lojë është e rëndësishme për neve dhe klubin gjerman që të kalohet në raundin tjetër kualifikues, por ne do mundohemi që të nxjerrim rezultat pozitiv nga kjo ndeshje”, tha ai.

Ndërkaq për konfliktin që kishin pasur Edmond Azemi dhe Dardan Berisha, Loci tha se ende nuk ka vendosur nëse do të luajnë apo jo.

“Mendoj që deri nesër do të ketë një vendim sa i përket Dardan Berishës dhe Edmond Azemit”, tha Loci.

Edhe Fisnik Rugova u shpreh se prishtinasit janë të përgatitur për këtë sfide, ku tha se është ndeshja më e rëndësishme në këtë fazë, por që pikët do të mbesin në Prishtinë.

Të mërkurën, në ora 19:00, në Pallatin Sporteve në kryeqytet, K.B “Sigal Prishtina” zhvillon ndeshjen e fundit ku i duhet të fitojë +9 pikë epërsi në mënyrë që të kualifikohet për në fazën e dytë të grupeve në Fiba Europe Cup.

Të ngjashme