Skena të frikshme në stadium, flaka i rrezikon tifozët prapa portës

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Skena të frikshme janë parë të dielën në stadiumin “Johan Cruyff Arena” në Holandë.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen ndërmjet Ajaxit me Feyenoordin kur rezultati aktual ishte 0:0 në derbin e Eredivisie.

Flaka shpërtheu në sektorin e tifozëve prapa njërës prej portave dhe paniku e kaploi një stadium të tërë, shkruan “Gazeta Express”.

Në këtë rast, u kall njëri prej transparenteve të tifozëve nga mjetet piroteknike që i mbanin ata.

Fatmirësisht, flaka u menaxhua dhe u ndal dhe për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz. 

Të ngjashme