Skitarët kosovarë i fituan pesë medalje në Mavrovë

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Skitarët e rinj të Kosovës kanë fituar pesë medalje në garën e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), që po mbahet për U-14 dhe U-16 në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut, disiplina e sllallomit, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Lirika Deva fitoi medaljen e artë në grupmoshën U-14 me kohë 1.00:60 minuta nga të dyja lëshimet, ndërsa e dyta doli Elena Hoxha me kohë 1.07:08 minuta.

Në grupmoshën e njëjtë, por tek meshkujt, Klos Vokshi zuri vendin e parë, me kohë 1:04.22 minuta, ndërsa Dren Spahiut (U16) nuk i priu fati, pasi doli nga shtegu.

Në grupmoshën U-16, Era Deva zuri vendin e parë me kohë 1:07.38 minuta nga të dyja lëshimet, ndërsa Klana Kryeziu doli e dyta me kohë 1:08.07 minuta.

Etna Nura ishte e pafat, pasi doli nga shtegu. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme