Smalling thuhet se po e refuzon rikthimin te Manchester United

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Chris Smalling po tregon formë të lartë qysh në sezonin e tij të parë te Roma.

Mbrojtësi anglez u huazua nga Manchester United në verën e këtij viti te Giallorossët.

Sipas asaj që raporton Roma Press, Smalling është duke e shijuar jetën në Itali dhe klimën atje.

Anglezi është që gjashtë muaj në Olimpico dhe po tregon se është një lojtar vendimtar për skuadrën italiane, transmeton telegrafi.

United thuhet se po e kërkon rikthimin e mbrojtësit qysh në janar, mirëpo është ky i fundit që nuk po pajtohet të rikthehet në Old Traford.

Kështu, Roma mund ta mbyllë transferimin e tij për një shumë rreth 20 milionë euro në afatin kalimtar të janarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme