Sokoli: Ismet Munishi është i duhuri për Prishtinën, ai e di çka i duhet ekipit

Prishtinë | 20 Qer 2022 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli e ka përshëndetur emërimin e Ismet Munishit në postin e trajnerit te Prishtina.

Sokoli ka thënë se për Munishi është trajneri i duhur për klubin kryeqytetas.

Sipas Sokolit, Prishtina me Munishin vitin e ardhshëm do të jetë pretendent për një nga pozitat që dërgon në garat evropiane.

“Ismet Munishi është i duhuri për Prishtinën. Ai e din çka i duhet Prishtinës. Do të krijojë skuadër të duhur dhe këtë edicion do ta shohim pretendent për Evropë”, ka thënë Sokoli në emisionin Dueli Sportiv./Demokracia.com/

Të ngjashme