Sot ose nesër, Koeman nënshkruan me Barcelonën

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Barcelona së shpejti do të bëhet me trajner të ri.

Ronald Koeman pritet të zyrtarizohet në postin e trajnerit të Barcelonës.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se strategu holandez do të nënshkruajë sot ose nesër me klubin nga Camp Nou, transmeton lajmi.net.

Koeman pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me ish skuadrën e tij gjatë karrierës si futbollist duke zëvendësuar Quique Setien i cili u shkarkua pas stinorit dëshpërues të konfirmuar me humbjen 8-2 nga Bayern Munich në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Të ngjashme