Sot pritet të përballet Shaqiri me Xhakën

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 18:30 pritet të zhvillohet ndeshja e madhe midis dy skuadrave angleze, Liverpool dhe Arsenal.

Kjo do të jetë një ndeshje interesante edhe për sportdashësit shqiptarë, pasi që sonte pritet të përballen në fushë Xherdan Shaqiri me Granit Xhakën.

Të dy futbollistët me origjinë kosovare luajnë për kombëtaren e Zvicrës dhe tani ata do të luajnë kundër njëri tjetrit, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se Xherdan Shaqiri është pjesë e skuadrës Liverpool. Ndërsa Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit, ku edhe mban titullin e kapitenit të kësaj skuadre.

Ndeshja do të zhvillohen në stadiumin Anfield, i cili ndodhet në Liverpool të Anglisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme