Southgate: Nuk kam përjetuar kurrë atmosferë më të mirë se në Kosovë

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur për medie pas takimit Kosovë-Angli.

Kosova kishte periudha kur ishte më e mirë se Anglia por gjithsesi nuk arriti të shfrytëzoj rastet dhe në fund u dënua me kundërsulme të Anglisë dhe humbi 4-0.

“Kosova na e bëri të vështirë lojën, posaçërisht në pjesën e parë”, tha Southgate.

“Ishte e vështirë të luajmë në presion por shënuam një gol të bukur dhe e hapëm lojën. Në 70 minuta është dashur të mbajmë presionin. Atmosfera ishte e mrekullueshme”

“Nuk kam përjetuar kurrë atmosferë më të mirë se në Kosovë”, shtoi Southgate.

Tutje ai foli për gjasat e Kosovës në Ligën e Kombeve si dhe për mikpritjen e tifozëve.

“Ne ju urojmë fat dhe ju falënderojmë për këtë pritje”, tha Southgate.

“Unë mendoj se gjithë skuadra e vlerësojnë këtë mikpritje dhe njerëzit të na presin në këtë mënyrë e kemi mirëpritur”

“Keni ndeshje të mira dy vitet e fundit por eksperienca e ndeshjes ne Pragë dhe ajo që ka përfituar Kosova do ju ndihmojë shumë”

Të ngjashme