Spalletti kritikon Interin për humbjen nga Juve

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Luciano Spalletti e kritikoi Interin e tij pas humbjes 1-0 nga Juventusi.

“Ndeshja duhej të luhej me një përqendrim të vazhdueshëm, kur e di që je gjithmonë nën presion. Luajtëm mirë kryesisht, por disa situata nuk i interpretojmë si duhet, kurse Juventusi nuk e bëri atë gabim”, shtoi timonieri i skuadrës së Interit.

“Ne bëmë shumë gabime banale dhe fëmijërore. Këto gabime bëjnë edhe diferencën. Do jetë gjithmonë dikush që ecën më avash, apo flet më shumë, që është i shkujdesur, dhe jo në një ritëm me të tjerët. Për fat të keq, Juvja ishte e zgjuar kurse ne naivë”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme