Spektakël në BayArena, Haaland shkëlqen me dygolësh dhe asistim

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Një lojë më shumë gola dhe plot spektakël është zhvilluar sot në BayArena të Leverkusen, i cili ka përfunduar me fitoren e Dortmund me rezultat 3-4. Wirtz (9), Schick (46) dhe Diaby kanë shënuar për Leverkusen kurse për Dortmundin, Haaland (37, 75),  Brandt (49) dhe Guerreiro (71)  

Njëra prej ndeshjeve kryesore të javës së katër të Bundesligës gjermane ka qenë ajo në mes të Bayer-Leverkusen-Borussia Dortmund.

Plot gjashtë gola u shënuan në këtë ndeshje e cila ishte e hapur që prej fillimit të pjesës së parë.

Të parët në avantazh kaluan Leverkusen. Paulinho do të pasonte për mrekulli të Wirtz i cili do të kalonte në epërsi Leverkusenin në minutën e 9-të.

Borussia Dortmund do të sulmonte pas golit të pësuar dhe do të barazonte në minutën e 37-të.

Kush tjetër do të shënonte për Dortmundin pos supertalenti norvegjez, që po mahnit Europën, Erling Braut Haaland pas asistimit të belgut Meunier.

Dortmund do të kalonte në epërsi për një moment pasi që Haaland shënoi përsëri por që goli u anulua nga VAR për shkak se norvegjezi kishte shkaktuar faul.

Në fund të pjesës së dytë do të ndizej prapë Leverkuzen ku në minutën e parë shtesë të pjesës së parë do të shënonte sulmuesi çek Patrick Schick me astimin e Wirtz.

Dortmund do ta fillonte shumë më mirë pjesën e parë ku që në minutën e 49-të do të shënonte Bradt. Haaland do të ishte në rolin e asistuesit në këtë rast.

Pas barazimit shumë shpejt do të reagonte Leverkusen, ku talenti francez Diaby shënoi gol në minutën e 55-të të ndeshjes.

Por, Dortmund nuk u dorëzua dhe i ndezi motorët në minutat në vazhdim.

Fillimisht ishte Guerriero që shënoi një gol të bukur në minutën e 71-të nga goditja e lirë kurse më vonë ishte i pandalshmi sonte për lojë, Erling Braut Haaland që shënoi gol në minutën e 75-të të ndeshjes.

Leverkusen u përpjek shumë që të barazojë rezultatin në minutat në vazhdim por pa sukses derisa Dortmund me këtë fitore kalon në vendin e dytë më 9 pikë, 3 më pak se Dortmundi. 

Të ngjashme