Sporti i inspiruar nga “Spartanët” po bën bujë në Rusi

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Një sport i ri dhe brutal ka pushtuar Rusinë dhe së shpejti mund të arrijë edhe në vendet e tjera, përfshirë në Britani të Madhe.

Skuadrat me katër luftëtarë përballen direkt në një ring të gjatë dhe të ngushtë, në kikboks – stili spartan.

Thermopylae Team Combat, që po ashtu njihet si TTC, është formuar në vitin 2012 nga shokët rusë Nikolai Krudryashov dhe Daniel Litvisnky.

Ideja ishte inspiruar nga Beteja e Termopileve në vitin 480 para Krishtit, betejë që kishte inspiruar filmin “300 Spartanët”.

Gjatë betejës, 300 spartanë luftuan me qindra e mijëra pushtues persianë, duke krijuar një bazë në një kalim të ngushtë malor.

Në TTC, katër luftëtarë nga secila skuadër do të rreshtohen në anë të kundërta të ringut të gjatë dhe të ngushtë.

Të ngjashme