Statistikat favorizojnë Slovan Bratisllavën, por Feronikelit i duhet vetëm një gol

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli do të ketë mundësinë që të kalojë në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Evropës.

Klubi drenicakas do ta mirëpres para shikuesve të vetë skuadrën sllovake të Slovan Bratisllavës, takimi i cili do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës dhe pritet të startojë në ora 18:00.

Feronikeli ka shënuar një gol për ndeshje në tri ballafaqimet e fundit në garat evropiane.

Nikli ka pranuar dy gola për ndeshje në tri ballafaqimet e fundit në garat evropiane.

Slovan Bratislava ka realizuar 2.5 gola për ndeshje në tri ballafaqimet e fundit në garat evropiane.

Slovan Bratislava ka pranuar një gol për ndeshje në tri ballafaqimet e fundit në garat evropiane.

Ndryshe, takimi i parë mes këtyre dyja skuadrave ka përfunduar 2-1 për Slovanin, i cili është njëherë fitues i Kupës së Fituesve të Kupave.

Të ngjashme