Sturridge mund ta vazhdojë karrierën në MLS

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Daniel Sturridge karrierën mund ta vazhdojë në kampionatin amerikan MLS.

ESPN-ja shkruan se për anglezin interesim ka shprehur DC United, transmeton KTV.

Raportohet se klubi amerikan është i interesuar të nisë bisedime me Sturridgin, por janë të frikësuar për të kaluarën e futbollistit, i cili ka pasur probleme me lëndime.

Sturridge shihet si zëvendësues i Rooneyt, i cili do të largohet nga DC United dhe nga janari do të jetë pjesë e Derbyt në Championship.

Daniel Sturridge është futbollist i lirë pas largimit nga Liverpooli, me të cilin klub i skadoi kontrata në fund të qershorit.

Të ngjashme