Superliga e Kosovës fillon në fundjavë

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Kampionati elitar në futbollin kosovar pritet të startojë në fundjavë më 19 dhe 20 shtator.

Gazeta “Sheshi” mëson që institucionet qendrore kanë dhënë dritën jeshile për nisjen e edicionit 2020/21 në Superligë.

Pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës në Ministrinë e Shëndetësisë për të nisur edicionin e ri futbollistik, tashmë është marrë vendimi për të nisur në vikend me ndeshjet e xhiros së parë.

Gazeta merr vesh gjithashtu që kampionet tjera, duke nisur nga Liga e Parë, deri te moshat e reja do të shtyhen për të paktën edhe një javë.

Gjithsesi vendimi zyrtar nga Federata e Futbollit të Kosovës do të vijon më vonë, teksa klubet elitare tashmë kanë marrë konfirmimet për ndeshjet e fundjavës.

Xhiroja e I-rë:

Drita – Llapi
Trepça ’89 – Arbëria
Prishtina – Drenica
Besa – Ballkani
Feronikeli – Gjilani

Për datat dhe orën e takimeve do të njoftoheni më vonë.

Të ngjashme