Suspendohen disa top-atletë para Botërorit

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Disa top-atletë kenias të vrapimeve në shtigje të gjata dhe një hedhës i çekanit nga Taxhikistani do të humbasin Botërorin e atletikës në Doha, që nis këtë fundjavë, pasi kanë dështuar të binden me rregullat e anti-dopingut.

Vrapuesit kenias në 5.000 metra, Michael Kibet dhe Daniel Simiyu, nuk do të lejohen të garojnë, pasi kanë dështuar t’u nënshtrohen numrit të caktuar të testeve të dopingut para garës, ndërsa kampioni olimpik në hedhje të çekanit, Dilshod Nazarov, është suspenduar përkohësisht pasi një mostër e dhënë tetë vjet më parë ka rezultuar pozitive për substancë të ndaluar.

“Deutsche Welle” paraqet një profil të atletëve të prekur.

Michael Kibet

Michael Kibet, 20-vjeçar, nisi karrierën si vrapues në 1.500 metra, por gradualisht është ngritur në distanca më të gjata, duke fituar gara në 3.000 metra dhe 5.000 metra në Hungari dhe Itali, transmeton Koha Ditore.

Ai ishte një nga shpresat e Kenias për të artën në Botëror, por është ndaluar pjesëmarrja e tij nga Njësiti i Integritetit të Atletikës (AIU), pasi ka dështuar të kompletojë numrin e kërkuar të testeve të dopingut para turneut.

Me rregullat e AIU-s, atleti duhet t’u nënshtrohet tri testeve jashtë garave dhe një në garë për të qenë në dispozicion për të garuar, kushte që Kibet nuk i ka plotësuar.

Daniel Simiyu

Daniel Simiyu, po ashtu, nuk udhëtoi me pjesën e parë të delegacionit të Kenias, që u nis për në Doha të hënën. Ndonëse 21-vjeçari kishte përfunduar i dyti në garat kualifikuese në Kenia, prapa Kibetit, ai është ndaluar të marrë pjesë për të njëjtën arsye si Kibeti.

Të ngjashme