Tah drejt Anglisë

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi i Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah, ka paralajmëruar transferimin në Premier League në fund të këtij edicioni.

Në një intervistë për mediumet gjermane të enjten, Tah ka thënë se futbolli anglez i përshtatet shumë stilit të lojës së tij dhe për këtë arsye dëshiron që karrierën ta vazhdojë atje.

Së fundi, interesim për 25-vjeçarin kanë treguar Leicesteri dhe Arsenali. “Më pëlqen futbolli anglez dhe ky nuk është sekret. Liga është interesante, ka shumë ekipe të mëdha dhe stili i lojës më përshtatet shumë”, është shprehur Tah, i cili është edhe reprezentues i Gjermanisë.

Tah këtë edicion ka një gol në 21 ndeshje për Leverkusenin, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2023.

Të ngjashme