Tare insiston që të vazhdojë edicioni

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Lazios, Igli Tare ka vlerësuar se futbollistët po diskriminohen sërish, ndërsa ka pyetur pse Juventusi dhe Interi nuk kanë marrë anë.

Lazio është vetëm një pikë prapa Juventusit në krye të Serier A, por Tare thotë se po bënë fushatë që sezoni të rifillojë për hir të sistemit italian të futbollit.

“Në jemi të gjithë të befasuar, ne kemi respektuar çdo vendim të Qeverisë së Italisë. Por 4 maji është dashur të jetë pika e fillimit”, ka thënë Tare për Lazio Style Radio.

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë në futboll vlerëson se Qeveria italiane nuk është korrekte karshi futbollit.

“Ne po ndihemi të diskriminuar sërish. Kam dëgjuar fjalët e ministrit të sportit, Spadafora, që ka thënë se dëshiron të mendojë për të mbrojtur shëndetin e njerëzve. Por ai më pas lejon njerëzit që të vrapojnë në parqe në mes të njerëzve tjerë në vend se të na ofrojë mundësinë që të ushtrojmë në komplekset sportive me të gjitha masat e sigurisë. Aktivitetet janë ndaluar për dy muaj, që është shumë kohë e gjatë për të inkurajuar njerëzit për vazhdim të stinorit. Unë nuk e di cili është qëllimi i tij, por sigurisht nuk është për të ndihmuar futbollin. Vendimet e tij janë drastike, për të na ndalur që të luajmë sërish”, ka theksuar Tare, që vlerësohet lartë në Itali për punën që kryen.

Ai ka thënë se njerëzit e futbollit janë të vetëdijshëm për situatën dhe se duhet të jenë më të vëmendshëm për sakrificën e bërë nga shumë njerëz. Por sipas Tares qëndrimi i ministrit nuk është gjë e mirë.

“”Futbolli është faktor shumë i rëndësishëm social për vendin. Ne nuk duam të hapim stadiumet. Ne vetëm duam të përfundojmë edicionin, duke respektuar rregullat. Ne kemi rastin të fitojmë titullin në fushë, por janë edhe 12 xhiro dhe të flasim për titull është gjë e guximshme. Ne duam të përfundojmë kampionatin për të mirën e sistemit italian të futbollit. Në Gjermani presidenti i federatës dhe klubet më të mëdha kanë shprehur qartë qëndrimin për të vazhduar. Kjo nuk ka ndodhur në Itali dhe nuk mund të shpjegoj pse ekipe si Juventusi e Interi nuk kanë marrë anë”.

Të ngjashme