Te Barcelona do të ketë ndryshime të mëdha në verë

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Do të ketë ndryshime të mëdha te Barcelona në verë, ku klubi po synon të nxjerrë maksimumin nga vitet e fundit të karrierës së jashtëzakonshme të Lionel Messit, shkruan “Sport” të martën, transmeton Koha.net.

Klubi katalonjas është duke planifikuar të transferojë dy mbrojtës dhe dy sulmues në afatin kalimtar të verës, në synim për të ndërtuar një skuadër të re rreth superyllit argjentinas.

Barcelona po synon të transferojë një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të djathtë. Klubi katalonajs momentalisht ka vetëm tre qendërmbrojtës në dispozicion, Gerard Piquetin, Clement Lengletin dhe Samuel Umtitin.

Ndërkohë, vrima që ishte lënë në krahun e djathtë të mbrojtjes pas largimit të Dani Alvesit në vitin 2016, ende nuk është mbuluar.

Në sulm, Barcelona po shikon një lojtar që mund të luajë në krah, ndërsa një tjetër në qendër të sulmit që do të mund të ndërrohej me Luis Suarezin. Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez po shihet si një nga përforcimet e mundshme për sulm.

Po ashtu raportohet se Barcelona është e gatshme të transferojë edhe një mesfushor, varësisht nga tregu.

Të ngjashme