Të gjithë lojtarët e Dritës rezultojnë negativ në testet e Covid-19

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Dritës sonte do të udhëtojë në Antalya të Turqisë për të vazhduar fazën përgatitore.

Drita do të udhëtojë në natën e sotme drejt Turqisë, ku atje do të zhvillojë disa ndeshje miqësore si dhe ndeshjen e Superkupës së Kosovës ndaj FC Prishtinës.

Megjithatë, klubet kanë qenë të obliguara për t’u testuar për Covid-19 para udhëtimit në Turqi. Tek skuadra e FC Prishtinës, portieri Alban Muçiqi ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë, Valon Zymberi, drejtori ekzekutiv i FC Dritës ka zbuluar sot rezultatet e testeve të lojtarëve.“Sot kemi marrë rezultatet e testimeve. Të gjithë jemi negativë”.

Prishtina dhe Drita do të takohen me 23 janar në Antalya për ta luajtur Superkupën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme