Telegram ngushëllimi i ministres Vlora Dumoshi me rastin e vdekjes së ish- futbollistit Gëzim Kaçanikut

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, e morëm me pikëllim të thellë.

Ikja e hershme e Gëzimit, është humbje e madhe dhe e rëndë jo vetëm për ju familjen dhe miqtë e tij, por për të gjithë ne dhe komunitetin sportiv.

Gëzimi ka dhënë kontribut të madh për futbollin e Kosovës, duke u angazhuar si futbollist në kohërat më të vështira të vendit tonë. 

Puna dhe përkushtimi i tij si futbollist dhe si trajner  ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin vendor, andaj humbja e tij është humbje e madhe për botën e futbollit dhe për gjithë vendin.

Ai, me angazhimin dhe profesionalizimin e paepur  për futbolli ka bërë që emri i tij të jetë gjithmonë në kujtesën e miqve, kolegëve dhe të gjithë sportdashësve.

Kaqa siç e quanin të gjithë, ishte i veçantë, sepse përveç që ishte person shumë punëtor dhe i palodhshëm ishe edhe shumë pozitiv dhe i dashur për të gjithë.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Gëzim Kaqanikut (Kaqës), futbolldashësve dhe FFK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme