Tha se Messi nuk e bën “ligjin”, por Sampaoli i mori leje për Agueron (Video)

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 13:27 | Nga

Argjentina pas dështimit kundër Kroacisë arriti të kthej faqen dhe të kualifikohet në fazën tjetër të Botërorit.

Kjo fitore nga mediat i është atribuar Messit pasi arriti të shënojë gol në minutën e 14′ duke ngjallur shpresat e Argjentinës.

Trajneri Sampaoli nuk mendon kështu dhe ka thënë se në Argjentinë nuk e bën “ligjin” Messi.

Por nga ana tjetër një video që është shpërndarë në rrjetet sociale e shfaq trajnerin e Argjentinës duke i kërkuar “leje” Messit për aktivizimin e Aguerros transmeton albeu.com.

Këtë video e ka shpërndarë edhe prestigjozja “The Sun” ku sipër video shkruan: “Sampaoli i merr leje Messit për të aktivizuar Agurron”

“lo pongo al Kun?” dëgjohet në video, që përkthehet “po aktivizojë Kun?”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme