Thaçi i ndan Majlindes pasaportën diplomatike

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 10:48 | Nga

Presidenti, Hashim Thaçi, në mënyrë solemne, ka ndarë sot, pasaportën diplomatike për kampionen olimpike, Majlinda Kelmendin, trajnerin, Driton Kuka dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

Përmes profilit të tij në Facebook, presidenti Thaçi ka thënë se Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë. HTH

Të ngjashme