Tifozët e Drenicës vendosën në hyrje të Prekazit ku pritet të vizitohet nga studentët serbë (FOTO)

Prishtinë | 17 Kor 2022 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e Drenicës “Shqiponjat e Zeza” janë vendosur në rrugën që çon për në Prekaz.

Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë asnjë autobus me studentë nga Universiteti Veror i Prishtinës, që të shkojë për në Kompleksi Memorial në këtë fshat.

Kjo për shkak të një vizite të paralajmëruar nga një grup i studentëve nga Serbia.

Në hyrje të fshatit është vendosur edhe një patrullë e policisë, njofton Klankosova.tv.

Aktualisht nuk ka ndonjë person brenda Kompleksit Memorial.

Jo zyrtarisht mësohet se studentët e kanë anuluar vizitën në Prekaz.

Policia ende se ka konfirmuar ardhjen ose mosardhjen e tyre.

Gazetari i Klan Kosovës Valdrin Ibishi, po e përcjell nga afër këtë ngjarje.

Të ngjashme