Tifozët e Realit nuk e zgjedhin Ronaldon si më të mirin në histori të skuadrës

Prishtinë | 09 Dhj 2017 | 09:29 | Nga

Cristiano Ronalo dje ( e premte) gjatë një interviste tha se është futbollisti më i mirë në histori të futbollit

Ylli i Real Madridit, Cristiano Roanldo ka fituar pesë Topa të Artë dhe beson se është më i mirë në histori të futbollit, më i mirë se Leo Messi, Maradona, Pele apo Zidane.

Por, për çudi, tifozët e Real Madridit jo vetëm që nuk mendojnë se ai është më i miri në histori të futbollit, por ata nuk e shohin atë as më të mirin në histori të skuadrës.

Në një sondazh të bërë nga e përditshmja spanjolle AS, tifozët e Realit besojnë se lojtari më i mirë në histori të Realit është legjenda Alfredo di Stefano.

Argjentinasi kishte fituar pesë Liga të Kampionëve dhe tetë La Liga me Realin, për dallim nga Ronaldo që ka fituar tre Championsa dhe dy liga.

Prej 20 mijë votuesve, 61.62 për qind besojnë se Di Stefano ishte më i mirë, ndërsa pro Ronaldos ishin vetëm 38.38 për qind.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme