Tifozi kuq e zi e pësoi keq në ndeshjen mes Anglisë dhe Shqipërisë – policia nuk e fali dhe e arrestoi menjëherë

Prishtinë | 13 Nën 2021 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria ka pësuar humbje të thellë nga Anglia me rezultat 5-0 në ‘Wembley’ në kuadër të ndeshjeve kualifikueseve për Katar 2022.

‘Tre Luanët’ shënuan plotë pesë herë në portën e Thomas Strakoshës në pjesën e parë, derisa të dytën ishin më të qetë.

Por, derisa po zhvillohej ndeshja, një tifoz ‘kuq e zi’ duket se ka bërë një incident, me çka edhe e ka pësuar.

Sigurimi i stadiumit fillimisht duket se e kanë paralajmëruar atë, mirëpo që ato këshilla nuk janë marrë parasysh.

Pak minuta më vonë, kanë ndërhyrë policia britanike, duke e arrestuar tifozin e Shqipërisë, i cili duket se jeton në Angli, pasi u drejtohet policëve në gjuhën angleze.

Tifozi me gjasë do të qëndrojë disa orë në mbajtje dhe një gjobë, për shkak të thyerjes së rregullave të rendit dhe sjelljes në publik.

Të ngjashme