Todorov emërohet trajner i Pejës

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 15:23 | Nga

Skuadra e KB Pejës, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin maqedonas Aleksandar Todorov.

“Ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë me trajnerin e mirënjohur maqedonas, Aleksandar Todorov”, thuhet në komunikatën e klubit.

Todorov njihet si një trajner mjaftë i sukseshem i cili ka udhehequr skuadra të rëndësishme si: MZT Aerodrom, Ankara Basket, Rilski Sportist, Balkan Botevgrad dhe Dinamo Bukuresht.

Todorov ka arritur të fitoj 2 Kupa të Maqedonisë, një titull kampioni dhe Kampion i Ligës Ballkanike.

Alexander Todorov

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme