Tottenham fiton krejt në fund ndaj Juves

Prishtinë | 21 Kor 2019 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspur ka realizuar fitore ndaj Juventusit në kuadër të International Champions Cup që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eric Lamela i Spurs realizoi për 0:1 në minutën e 30-të, mirëpo Gonzalo Higuain barazoi në minutën e 56-të.

Nuk vonoi shumë dhe Cristiano Ronaldo përmbyi avantazhin në minutën e 60-të kur realizoi për 2:1.

Pesë minuta pas golit të tij, erdhi ai i barazimit nga klubi londinez, kur Lucas shënoi në thellësi të zonës.

Kur u mendua se loja do të përfundonte me rezultat të barabartë, në skenë për finalistin e Ligës së Kampionëve doli Harry Kane i cili shënoi në minutën e tretë të lojës shtesë për t’ia siguruar fitoren Spurs.

Të ngjashme