Tottenham kërkon 200 milionë euro për Eriksenin, Perez tërhiqet

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 13:21 | Nga

Christian Eriksen ishte një nga lojtarët që pritet të zëvendësonte Luka Modricin te Real Madridi në rast të një largimi të mundshëm.

Por, duke parë çmimin e vendosur nga Tottenhami vështirë se do të ndodhë.

Sipas Sky, Spurs i kanë kërkuar 200 milionë euro Realit, shifër që Florentino Perez ka refuzuar ta paguajë për mesfushorin danez.

Christian Erikse duke pozuar me çmimin ‘Goli i Muajit’

Në rast se Modric largohet te Interit spanjollët do të përfitonin rreth 50 milionë euro pasi kaq është shuma që klubi italian e vlerëson kroatin.

Edhe pse Perez ka shituar për 100 milionë euro Cristiano Ronaldon te Juventusi dhe klubi i tij nuk ka aspak probleme me financa, ai prapë nuk është i gatshëm të paguajë 200 milionë për Eriksenin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme