Tragjedi, bie nga shkëmbi, vdes kampionia franceze

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Tragjedi në sportin e ngjitjes sportive.

Luce Douady, 16 vjeçe, një nga talentet më premtuese të Francës në skenën ndërkombëtare, humbi jetën të dielën pasi fluturoi nga një lartësi e frikshme prej 150 metrash gjatë një seance stërvitore në shkëmbinjtë Luisset, që ndodhen pranë provincave të Crolles dhe Saint-Pancrasse Isère.

Pjesa që duhej ngjitur ishte e rrezikshme dhe vetëm në segmente të caktuara mund të përdoreshin kabllot mbrojtëse. Douady ishte në shoqërinë e 7-8 miqve. Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë.

Luce, kampione e botës për të reja (ngjitje në shkëmb) do të festonte 17-vjetorin në nëntor.

Të ngjashme