Trajneri i Kombëtares së Anglisë: Kosova ishte një test i mirë

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, mendon se ndeshja me Kosovën e cila përfundoi me rezultat 5-3, ishte një provë e mirë për lojtarët e tij të rinj.

Edhe pse nikoqirët u rikuperuan duke ngritur epërsinë në 5-1, ata pranuan dy gola me shpejtësi në pjesën e dytë të takimit, shkruan tribalfootball.com, transmeton klankosova.tv.

I pyetur nëse gabimet individuale të lojtarëve anglezë ishin pasojë për dy golat e shënuar të Dardanëve gjatë pjesës së dytë, Southgate ka thënë se kishte gabime që ishin shqetësuese.

“Nuk e di nëse ishte intensiteti i lojës apo presioni, por ne duhet të reflektojmë për këtë. Ato ishin gabime bazike nga të cilat duhet të mësojmë”.

“Si ekip ne i përmirësuam gabimet; megjithatë nuk ka asgjë më dekurajuese për lojtarët sesa humbja e lojës së fituar”.

“Pra, në të vërtetë, ishte një përvojë më e mirë sesa të vazhdonte loja me pesë gola epërsi ose çfarëdo”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme