Trajneri i ri i Man Utd: Ky është portieri më i mirë në botë

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i ri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se skuadra e tij e re ka portierin më të mirë në botë.
Ole Gunnar Solskjaer, ka marrë drejtimin e Manchester United, për të zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho.

Trajneri i ri norvegjez, në intervistën e parë si trajner i Manchester United, ka thënë se skuadra e tij ka portierin më të mirë në botë.

“Ne kemi një nga portierët më të mirë në botë, portierin më të mirë në botë”, ka thënë Solskjaer, përcjell.

“Ai ka qenë portieri më i mirë për disa vite, mendoj rreth tetë vite, ai është ende i ri dhe mund të zhvillohet, dhe kjo është diçka fantastike për mua”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme