Trajneri serb: Ne nuk shkojmë në Elbasan Arena për t’u mbrojtur

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 15:07 | Nga

Futbollistët e Partizanit të Beogradit, rivalit të Skënderbeut në xhiron e tretë të fazës në grupe të Ligës së Evropës, kanë fituar me Radnikun si mysafir, me rezultatin 2-0, në kuadrin e javës së 13-të të Superligës së Serbisë

“Ndeshja ishte e fortë, jo e bukur për sy. Terreni ishte i vështirë për lojë, ishte vështirë të pasohej topi, por ne fituam, çka ishte shumë me rëndësi për ne”, deklaroi trajneri serb i Partizanit, Miroslav Djukic, pas ndeshjes për mediat serbe.

Partizani, të enjten (21:05), do të luajë në “Elbasan Arena” kundër Skënderbeut. “Na pret një ndeshje e vështirë në Shqipëri. Skënderbeu është ekip i mirë, mirëpo mendoj se edhe ne jemi të mirë. Ne nuk shkojmë atje për t’u mbrojtur, por do të përpiqemi të fitojmë dhe të kthehemi me tri pikë”.

Të ngjashme