Trajneri turk mendon që Muriqi është i pjekur të luajë në Itali

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi gjithnjë e më shumë është afër transferimit të tij në Lazio të Italisë

Tashmë disa media kalimin e Muriqit në Lazio e kanë konfirmuar disa media por ende asgjë nuk ka zyrtare.

Megjithatë, në një intervistë për mediat turke trajneri i Basaksehir, Okan Buruk, ka thënë se kosovari tashmë është i pjekur për të luajtur në Itali.

“Muriqi e meriton një kalim në Itali”, ka thënë ai për një media turke.

Buruk ka thënë se e njeh mirë lojtarin, pasi që e ka pasur disa herë kundërshtar.

”Në Turqi ai është më i miri edhe pse  disa vjet më parë nuk prisnim shumë prej tij. Ai meriton kapërcimin e madh në karrierë tek një klub italian. Karakteristika e tij më e mirë  është loja në ajër dhe shpirti i sakrificës”, tha Okan Buruk, trajner i Basaksehir.

Gazetari i famshëm Alfredo Pedulla tha sot se transferimi i Muriqit në Lazio është një punë e kryer dhe se zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në javën e ardhshme. 

Të ngjashme