Transferimi i Pogbas te Juventusi nuk do të ndodhë

Prishtinë | 13 Kor 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori francez, Paul Pogba, nuk do të mund të transferohet te Juventusi gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, për shkak të kërkesave të larta nga Manchester United.


Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, ka konfirmuar se futbollisti e dëshiron largimin nga “Old Trafford” gjatë kësaj vere, teksa dëshiren e njejtë e ka shprehur edhe vetë futbollisti.

‘Daily Mail’ raporton se Juventusi nuk do ta transferojë Pogban këtë verë, pavarësisht se Pogban e duan në skuadër për të ringjallur mesfushën e tyre.

Pavel Nedved[nënkryetari i Juventusit] raportohet se ka biseduar tashmë me Raiolan për ta informuar se ‘Zonja e Vjetër’ nuk mund të nënshkruajë me francezin për shkak të kërkesave të larta nga Manchester United. Raiola njihet si mik shumë i mirë me Nedvedin dhe ishte agjent i tij i dikurshëm.

Nga kjo situatë mund të përfitoi Real Madridi, të cilët gjithashtu janë të interesuar për transferimin e Paul Pogbas.

Të ngjashme