Tre lojtarët e Realit që po kërkohen nga Milan

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Milan janë të interesuar për transferimin e tre lojtarëve të Real Madridit.

Tre lojtarë të Real Madridit, mund të largohen nga ‘Santiago Bernabeu’, për t’iu bashkuar Milanit në Serie A.

‘Rossonerët’ tash e disa ditë po kërkojnë të mbyllin marrëveshjen për transferimin e Theo Hernandes.

Mediet në Itali, raportojnë se Theo nuk është lojtari i vetëm që po kërkohet nga Milan, përcjell lajmi.net.

Këto media raportojnë se Milan po kërkon edhe mesfushorin Dani Ceballos dhe sulmuesin Mariano Diaz.

Që të dy, po konsiderohen ‘teprica’ të Zinedine Zidane, dhe mund t’i bashkohen Theo Hernandezit në rrugën drejt Italisë.

Të ngjashme