Tre yje nga Premierliga janë kandidat për ta zëvendësuar Neymarin

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 09:56 | Nga

Ylli i Barcelonës, Neymar gjatë kësaj vere ka shumë gjasa që t’i bashkohet klubit francez, PSG, për 222 milionë euro.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, Barcelona tashmë ka nisur të kërkoj pasardhësin e Neymarit në Premierligë.

Daily Mirror shkruan se kandidat për ta zëvendësuar Neymarin janë: Philippe Coutinho (Liverpoo), Eden Hazard (Chelsea) ose Dele Alli (Tottenham), përcjell Express.

Por, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë që të transferoj lojtarët e lartpërmendur, pasi asnjëra nga skuadrat angleze nuk dëshiron të shes yjet e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme