UEFA: Finalet do të zhvillohen javën e njëjtë

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 16:34 | Nga

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) njoftoi se që nga sezoni 2018-2019, ndeshjet e finales së Evropa Ligës dhe Ligës së Kampionëve do të zhvillohen javën e njëjtë.

Në deklaratën e UEFA-s, thuhet se në takimin e Bordit të mbajtur në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, është marrë vendimi që duke filluar nga sezoni 2018-2019 ndeshjet e finales së Evropa Ligës dhe Ligës së Kampionëve dp të zhvillohen javën e njëjtë. Ndërkaq u njoftua se rregullorja për zhvillimin e ndeshjeve finale në qytete të ndryshme do të vazhdojë.

Ndeshja finale e sezonit 2018-2019 në Europa Ligën do të zhvillohet më 29 maj 2019. Me këtë vendim që do të jetë i vlefshëm për vitet 2018-2021, do të mundësohet që ndeshjet finale të të dy turneve të zhvillohen pas përfundimit të ligave lokale.

Me sistemin aktual, finalja e Evropa Ligës zhvillohet një javë para finales së Ligës së Kampionëve. Këtë sezon finalja e Evropa Ligës do të zhvillohet më 24 maj ndërsa finalja e Ligës së Kampionëve më 3 qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme