UEFA jep sqarim për paratë e dërguara në Kosovë, FFK-ja publikon shkresën

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës ditë më parë pranoi një shumë prej 1,9 milionë eurove nga UEFA.

Menjëherë pas kësaj shumë klube kërkuar mjete financiare nga FFK për t’i ndihmuar gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Por shtëpia më e madhe e futbollit në Kosovë nuk morri veprim për t’i shpërndarë këto mjete, pasi ato janë të destinuara vetëm për FFK-në.

FFK ka publikuar edhe shkresën e marrë nga UEFA se ku duhet të destinohen këto para.

“UEFA nëpërmjet një shkrese drejtuar FFK-së e ka sqaruar situatën e fondeve të saj për federatat anëtare nëpërmjet programit HatTrick, duke u dhënë fund spekulimeve në media dhe rrjete sociale të disa personave nga klubet e futbollit në Kosovë, të cilët pretendonin për fonde nga UEFA, duke e keqinterpretuar Raportin Financiar të UEFA-s 2018/2019”.

“Programi i HatTrick-ut u krijua për të ofruar mbështetje financiare për federatat anëtare të UEFA-s, duke mbështetur projektet zhvillimore në të gjitha nivelet brenda territoreve të tyre. Andaj, bazuar në këtë UEFA e ka dhënë edhe sqarimin shtesë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Më poshtë shkresa origjinale e UEFA-s:

Të ngjashme